VIDEO / Lukashenkos ‘nuk ia bën syri tërr’, del me kallashnikov në dorë dhe i veshur me anti-plumb

08:58 24/08/20202min186
lukashenku

Presidenti bjellorus Lukashenko ka treguar se nuk ka ndërmend largimin nga pushteti, dhe pas shfaqjes së fundit të tij, bota duhet të ndjehet e shqetësuar.

Ai ka zbritur në rezidencën e tij i veshur me uniformë ushtarake teksa në dorë mban një armë kallashnikov, ndërsa mediat shkruajnë se është i veshur me anti-plumb.

Pamjet që shikoni janë publikuar për herë të parë nga gazetari Franak Viačorka ku Lukashenko mbërrin në rezidencën e tij me një helikopter, ku edhe pse i rrethuar nga ushtarët e tij mban në duar një armë.

Në të tjera pamje, Lukashenko shfaqet me një jelek antiplumb. Rezidenca e Presidentit Lukashenko është rrethuar nga qindra forca të armatosura.

Prezentë janë edhe snajperistë që janë vendosur në ndërtesa të ndryshme.

Masat janë marrë pasi dhjetëra mijëra persona të tjerë janë mbledhur në Minsk për të kundërshtuar zgjedhjen e Lukashenkos si kryeministër.

Para nisjes së demonstratës, Ministria e Mbrojtjes deklaroi se do të ndërhyjnë nëse ka akte dhune. “Tani ju do të përballeni me ushtrinë dhe jo me policinë”, thuhej në një deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto