VIDEO/ Loredana nuk ndalet, njofton projektin e ri muzikor: Çdo polic e di që…

12:01 21/10/20202min89
download - 2020-10-21T120027.157

Reperja shqiptare Loredana është në kulmin e karrierës së saj, të cilën po e zhvillon jashtë vendit, ku është kthyer në një nga artistet më të njohura dhe më të suksesshme në Gjermani. Ajo ka qenë mjaft e komentuar krahas jetës profesionale dhe për jetën private pasi po përflitet për një ribashkim të mundshëm me ish partnerin, Mozzik.

Çifti nuk kanë dhënë një reagim zyrtar, ndërkohë që këngëtarja me origjinë shqiptare është fokusuar tek profesioni dhe ka kryesuar shpesh këtë periudhë në listat muzikore të tregut gjerman.

Ajo ka treguar së fundmi se do të publikojë një tjetër projekt, i cili pritet të korrë sukses ashtu si dhe këngët e tjera.

 

“Çdo polic e di që unë jam Lori por sillen me mua sikur emri im është Toni! – ROCKSTAR E Enjte 23:59”, kanë qenë disa nga fjalët e reperes në videon e fundit që ka publikuar për të njoftuar dhe këngën më të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto