(VIDEO) Lituania na mund 1-0 në Tiranë falë një gabimi trashanik të kuqezinjve

22:45 07/09/20201min67

shqiperi

Lituania ka fituar mbrëmjen e sotme në Arenën Kombëtare me rezultatin minimal, 1-0, ndeshje e vlefshme kjo për Ligën e Kombeve.

Pas një pjese të parë të vakët e pa raste të pastra, pjesa e dytë e sfidës mes Shqipërisë dhe Lituanisë ka nisur me vrull për lojtarët kuqezi.

Por një gabim thuajse amatoresk ndëshkoi kombëtaren shqiptare.

Një pasim i dhënë gabim drejt Strakoshës u shfrytëzua mirë nga Kazlauskas, i cili dribloi portierin e më pas shënoi.

Që prej fillimit të ndeshjes, Lituania ka bërë presion të lartë dhe i është afruar disa herë portës kuqezi.

Rastin më të mirë të ndeshjes për Shqipërinë e kishte Rei Manaj në minutën e 65′ me një goditje dënimi. Goditja “predhë” e talentit u mohua nga portieri kundërshtar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *