VIDEO-Ligji i luftës/ Ministri i Jashtëm grek: Ashtu si Detin, do ta zgjidhim edhe këtë

14:15 20/10/20203min67

dendias-1068x585

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ka theksuar se përveç çështjes së Detit që do të dërgohet në Hagë, do të zgjidhet edhe ligji i luftës.

Teksa e cilësoi si anakronizëm ekzistencën e një ligji lufte nga ana e Greqisë, Dendias u shpreh se kjo çështje do të marrë udhën e zgjidhjes. Dhe për këtë ai u shpreh se kishte marrë urdhër edhe nga vetë kryeministri grek Kyriakos Micotaqis.Ne kemi referuar ligjin e luftës. Ky është një anakronizëm. Do ta zgjidhëm edhe këtë çështje. Kam mundësi ta them nga Tirana, me urdhër të kryeministër të Micotaqisit. Nuk duhet të humbasim kohë dhe unë mendoj se kemi arritur në marrëdhënie shumë të gjera dhe ne duhet të shkojmë edhe më përpara. Shqipëria ka bërë progres sa i përket çështjeve të minoritetit grek dhe këto i japin mundësi që të kalojnë në axhendën pozitive. Turqia po lëviz në drejtim të kundërt me integrimin e Bashkimit Evropian. Turqia po shkel unionin doganor dhe duhet të shqyrtohet marrja e masave për këtë gjë.  Ajo që duhet të ndërtojmë të gjithë së bashku është që të kemi një të ardhme paqësore me të gjithë”, u shpreh ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *