(VIDEO) Kurbin/ Basha u kërkon ndihmë shqiptarëve: Rama po na çon në greminë

11:38 08/10/20202min123
Screenshot_25

Kreu i PD Lulzim Basha, ka vijuar takimet me biznese dhe qytetarë në Kurbin.

Basha ka kërkuar mbështetjen e tyre në zgjedhjet e 25 prillit, në mënyrë që sipas tij paratë të mos shkojnë më në xhepat e oligarkëve dhe Shqipëria të dalë nga kriza.

“Na pret një betejë përpara, nuk do jetë e lehtë, por me bashkimin e shqiptarëve do të jetë e mundur. Sot ne fjalën kemi nesër do të marrim vendimet tona dhe sot kemi nevojë për ndihmë. Ky po na çon Shqipërinë në greminë. Paret e shtetit i ka fut në xhepat e vet dhe në të oligarkëve. Rama ua jep lekët oligarkëve. Ne duam që lekët tuaja të vijnë e ju.  Ai i merr dhe i shpërdoron.

Pas 25 prillit kemi zgjidhje të tjera. Duam s’duam ne, përgjegjësitë i ka akoma ky. Ne kemi sot fjalën. Për pensionistët kemi kërkuar 20 mijë lekë shtesë.  Për bujqësinë ne kemi një plan që kemi fillu me e shpalos. Në bazë të prodhimit merr subvencione siç merr fermeri në Kosovë”, është shprehur Basha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto