(VIDEO) Ku ishin futur aq shumë? / Po e ndiqte Policia, shoferi i lë sirianët ‘në mes të katër rrugëve’ dhe ia mbath

09:51 29/09/20202min112
Screenshot_1-123

Në rrjetet sociale dhe mediat online ditën e sotme ka qarkulluar një video, sa aktuale aq edhe për të vënë duart në kokë, pasi shihet një automjet tip ‘Volkswagen’, që ndalon përpara një biznesi dhe ‘flak’ si të ishin sardele plot 11 emigrantë sirianë në mes të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku shoferi, ende i paidentifikuar ka futur në makinën e tij plot 11 emigrantë sirianë, shumë herë mbi numrin e lejuar që mban ky lloj automjeti dhe në përpjekje për t’i transportuar ata diku drejt Tiranës ose Shkodrës dhe më pas për të kaluar në shtetet e tjera fqinje, por pasi ka vënë re se është pikasur nga policia, ka ndaluar dhe i ka zbritur ata nga makina.

Mirëpo, edhe pse arrin të lërë emigrantët dhe të largohet, shoferi është ndaluar pak metra më tej nga Policia.

Ndërkohë, emigrantët dalin të trembur nga makina dhe marrin ç’të mundin, madje disa prej tyre lënë në makinë dhe xhupat të cilët shoferi më pas i hedh në tokë.

Kujtojmë që për të kaluar nga Korça drejt Tiranës, Shkodrës e më pas në shtetet e tjera ata detyrohen të paguajnë mbi 100 euro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *