VIDEO/ Ku do e shohim Xhemi Shehun këtë sezon? Moderatorja ju jep fund dyshimeve dhe flet për rikthimin në ekran

12:04 24/09/20202min171
1540673408_6fac750212760b99896667dfec142213L1

Xhemi Shehu është një nga moderatoret më të pëlqyera për publikun shqiptar. Ajo ka qenë pjesë e ekranit të ‘Top Channel’ prej vitesh, ndërsa këtë sezon ka treguar se është larguar nga spektakli i humorit ‘Portkokalli’. Shehu nuk ka konfirmuar prezencën e saj në ndonjë format tjetër televiziv ndërkohë që një deklaratë e saj na habitur jo pak.

Arbana Osmani, e cila është edhe mikja e saj më e mirë ka publikuar një video në Instastory, teksa dy vajzat simpatike kanë qenë duke ngrënë një mëngjes të bollshëm. “Duket dmth nga mëngjesi që këtë vit, këtë sezon, nuk jemi për televizion”, dëgjohet teksa thotë Osmani.

“Këtë sezon? Unë s’jam për gjithë jetën, po ti thuaj”, kanë qenë fjalët e Xhemit, e cila mesa duket nuk ka ndërmend për momentin t’i rikthehet ekranit.

Rikujtojmë se Arbana është në ditët e fundit të shtatzënisë, por ajo ka njoftuar se në muajin janar do të jetë në drejtimin e ‘Dua të të bëj të lumtur’ dhe nuk do t’i mungojë për gjatë publikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *