
Pak ditë më parë moderatorja shqiptare, Orinda Huta ndau disa pamje të veçanta nga qyteti i Gjirokastrës ku tregoi se ishte duku punuar lidhur me një projekt të ri. Të gjithë shprehën kuriozitetin e tyre ndërsa Huta ka treguar se pamjet nga qyteti i gurtë lidhen me xhirimet e promos së re për ‘Jo vetëm modë’.
Në të njëjtën kohë Orinda tregoi se këtë sezon do ta shohim sërish në ekranin e TV Klan në moderimin e emisionit që ka prej vitit 2018.
Moderatorja u shfaq plot stil dhe me veshje të ndyshme, ndërkohë që na ofroi pamjet më të bukura të qytetit me vlera të mëdha historike.