(VIDEO) Klea Huta ndan pamjet më të veçanta me djalin para emisionit

14:44 04/11/20201min70
download (38)

Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë në muajin qershor të këtij viti. Çifti dhanë lajmin e ëmbël duke shprehur emocionet publikisht dhe gjithashtu treguan se pjesëtarin më të ri të familjes kishin vendosur ta quanin Krid.

Moderatorja dhe aktorja Huta ka qenë mjaft aktive këtë periudhë në rrjete sociale, ku ka ndarë shpesh fotografi të ëmbla me të voglin, ndërkohë që ajo dhe Elgiti janë kujdesur që ende mos të zbulojnë portretin e bebushit.

Së fundmi Klea ka publikuar në ‘Instastory’ një video shumë të veçantë, ku vogëlushi i saj e ka vizituar përpara se të nisë emisionin ‘Këngë Moj’, që është projekti më i ri në të cilin është angazhuar moderatorja.

 

“Kush i erdhi mamës vet para emisionit, kuuuush! Forca ime”, ka shkruar ajo krahas pamjeve me Kridin në krahë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto