VIDEO-Ishte në kërkim për vjedhje të shtëpive/ Arrestohet 23-vjeçari. I kapen armë, drogë dhe municione

18:49 10/11/20202min76
xzcv

Policia ka arrestuar 23 vjeçarin Indrit Peka banues në Fushë-Lurë, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje.

Ai u arrestua ditën e sotme ndërsa uniformat blu bëjnë të ditur se ditur se në kuadër të operacionit ‘Lura’, janë sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis dhe disa sende të vjedhura në banesën e shtetasit në fshatin Lurë e Vjetër.

Njoftimi i Plotë i Policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Lura”. Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të operacionit “Lura”, për zbardhjen e vjedhjes me thyerje të banesës së një shtetasi në fshatin Lurë e Vjetër, si rezultat i të cilit u arrestua njëri nga autorët dhe u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis dhe disa sende të vjedhura në banesën e shtetasit në fshatin Lurë e Vjetër, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim: I. P., 23 vjeç, banues në Fushë Lurë, Dibër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto