(VIDEO) Implanti koklear për fëmijët që nuk dëgjojnë, realizohen në QSUT 5 ndërhyrjet e para

11:47 07/10/20202min90
Screenshot_19

Implanti Koklear (IK) është një pajisje elektronike e cila implantohet tek njeriu në mënyrë kirurgjikale dhe që mundëson dëgjimin tek një person i cili është plotësisht i shurdhër ose që ka një humbje të thellë të dëgjimit.

Këtë të mërkurë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se në QSUT është realizuar për herë të parë me sukses, kjo ndërhyrje kirugjikale për fëmijët që nuk dëgjojnë.

Përmes një njoftimi në rrjetin social FB, Manastirliu ndër të tjera shkruan se, të gjitha kostot mbulohen nga shteti.

Postimi i plotë:

Një lajm fantastik për fëmijët me nevoja të veçanta. Realizohet për herë të parë me sukses implanti koklear për fëmijët që nuk dëgjojnë, në strukturat publike, FALAS, me financim 100% nga shteti.

🏥 Në QSUT, me ekipin e mjekëve që realizuan ndërhyrjet delikate tek 5 fëmijë të vegjël, të cilëve do t’u kthehet dëgjimi dhe do të integrohen plotësisht në jetën shoqërore🙏🏼

✅ Ndërhyrja dhe aparatura e kushtueshme do të rimbursohet nga shteti çdo vit.- shkruan Manastirliu

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *