(VIDEO) “I zgjedhin kush do shpëtojë, familjarët i sillnin ushqime pacientit të vdekur”/ Dëshmia tronditëse e policit te “Infektivi”

14:09 16/09/20203min128
infektivi-1 (1)

Një dëshmi tronditëse në kufijtë e të pabesueshmes është siguruar nga Fax news dhe Faxweb.al, ku një punonjës i policisë, i cili është i vendosur në gardhin e spitalin Infektiv ka pranuar se shumë prej pacientëve që humbasin jetën mbahen disa ditë në morg.

Duke komunikuar me familjarë të personave të shtruar punonjësi i policisë shprehet se mjekët i seleksionojnë pacientët që në momentin kur iu hapin kartelën e shtrimit. Ka pasur raste sipas tij, që familjarët vijojnë që të sjellin ushqime në spital, edhe pse pacientët mund të kenë ndërruar jetë prej ditësh, dhe lajmi nuk i është bërë i ditur nga ana e mjekëve.

“Për dhjetë minuta fiuu (fishkëllen), unë skam parë që të dalin të gjallë, pse me rrejt, ka pasur raste që i kanë nxjerrë nga 10, ska pasur as vend morgu ku me i çu. Më mirë le të vdes te shtëpia se e sheh, shpres vdes e fundit por ama…

Kishte katër ditë që dikush sillte ushqime këtu të afërmit e vetë, edhe pse kishte katër ditë që kishte vdekur në morg. Rrezik nuk i kanë treguar fare, që kur të mbush kartelën ai të pyet, kush je, nga je, a ke sëmundje shoqëruese, që atëherë ta heq kryqin ai, thotë do ikësh në krahun tjetër. Të them edhe një gjë tjetër unë, ku ka policë e ku ka ushtarakë, ti nuk zgjidh dot gjë, po pati gardh ti nuk zgjidh dot gjë”, shprehet punonjësi i Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto