(VIDEO) I pirë e i bërë tapë shau keq Ramën, ‘Ti qenke kokrra e …’ por a është bërë pishman Aleksandër Gjoka?

12:42 30/10/20202min126
Capture-53-750x430-1

Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda, ose siç njihen ndryshe në gjuhën e artit ‘3 musketjerët’ ishin pasditen e djeshme të ftuar në programin ‘Abc e pasdites’ të gazetarit, Ermal Peçi ku ndanë emocionet e koncertit të fundit, por edhe surprizat e një albumi të ri, që mesa duket po punohet.

Biseda në studio u shpërnda në tematika të ndryshme, nisur edhe nga disa intervista që i bëri Ermali.

Teksa u fokusuan tek reagimet personale ndaj situatës në vend, Ermali pyeti Gjokën rreth videove të tij që shpesh kanë bërë xhiron në rrjetet sociale, njëra prej të cilave ishte pikërisht ajo ku shante e ofendonte keq kryeministrin Rama, pas vendimit të këtij të fundit për mbylljen e muzikës Live.

Por, a është penduar ai për to? A i lexon komentet që thuhen për të? Cili nga 3 artistët është më i fokusuar të lexoj ç‘thonë për ta?

‘Jo, njerëzit janë mësuar me mua. Nuk jam penduar. Kam 30 vjet që e bëj këtë punë’ – tha Aleksandër Gjoka.

Në intervistën personale, me shume të qeshura mes djemve dhe Ermalit mësuam një ritual të Gjokës, 3 gjumet e tij.

Me orare dhe zakone të ndryshme, do të buzëqeshni edhe ju si i menaxhon këngëtari zgjimet dhe fjetjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *