
Kryeministri ka inspektuar këtë të enjte shkollën “24 Maji”, në Vlorë e cila është rikonstruktuar.
Rama u shpreh se vendimi për hapjen e shkollave ka qënë shumë i vështirë për shkak të pandemisë, pasi sipas tij me hapjen e shkollave do të kemi edhe rritjen e rasteve me të infektuar.
“Na është dashur ta marrim këtë vendim të vështirë. Të gjitha shtete po e marrin. Është i vështirë sepse edhe pse thuhet dhe faktet thonë që fëmijët janë më pak të rrezikuar, nuk është e vërtetë për të gjithë. E dyta, fëmijët vetë mund të jenë më pak të rrezikuar, por janë transmetues.
Siç ka ndodhur në vende të tjera, do kemi prapë rritje të numrave. Por kostoja psikologjike e mos hapjes së shkollave është shumë e madhe. Dhe pasojat që mund të lerë janë shumë të mëdha. Midis të dyjave, në këtë zgjedhje rolin e posaçëm keni për të qenë sa më strikt.
Hajde shpjegoja Zahos pse nuk duhet të takohesh me shokun. Nga ana tjetër është shumë e rëndësishme për të punuar me prindërit. Mësuesit duhet të punojnë shumë që të jenë të vetëdijshëm”, është shprehur Rama