Video/ Hajduti i rrëmben celularin nga dora gazetarit gjatë raportimit

13:07 27/10/20201min72
Screenshot_154

Një gazetar argjentinas ka ndërprerë raportimin e drejtpërdrejtë që po bënte, duke vrapuar për të ndjekur hajdutin që i vodhi celularin.

Gazetari, Diego Demarco, ishte duke raportuar drejtpërdrejt në Buenos Aires, kur një burrë kaloi aty dhe i rrëmbeu telefonin.

Ai filloi ta ndiqte por nuk e kapi, pasi e humbi atë në një ngushticë.

Ata që ishin përpara u përpoqën të ndihmonin por më kot, askush nuk arriti ta kapte.

Pastaj gazetari u kthye sërish në raportim, duke kërkuar ndihmë: “Kapeni tani. Dikush t’i thotë atij se unë punoj me celularin tim”.

Gazetarit i erdhën në ndihmë banorët e lagjes ku po raportonte, të cilët e kapën hajdutin dhe i kthyen telefonin gazetarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto