VIDEO/ Gjobat për maskat, ja sa qytetarë u ndëshkuan në 24 orët e fundit. 10 të shoqëruar

16:41 24/10/20202min73
maskat

Policia e Shtetit ka gjobitur gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 690 qytetarë që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin, janë evidentuar dhe ndëshkuar 523 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse dhe për këtë arsye, secili prej tyre është ndëshkuar me masën administrative me vlerë 3.000 lekë.

Gjithashtu, janë konstatuar dhe ndëshkuar me gjobë 167 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto