VIDEO/ Gazetarja shqiptare emocionohet nga historia e trishtë, shpërthen në lot në transmetim ‘live’: Babai im i ndjerë vuajti…

12:08 25/09/20204min120
ef8ebc6dbefeb70f70d349df8812f234_L

Gazetarja dhe moderatorja shqiptare, Erjona Rusi është emocionuar ditën e djeshme gjatë transmetimit të ‘Shqipëria live’ pas rrëfimit të këngëtares Luljeta Përbasha lidhur me vështirësitë e bashkëshortit të saj të paralizuar. Ndërkohë që artistja tregonte pamundësinë e lëvizjes së kryefamiljarit të shtëpisë, Rusi është prekur ‘live’ në studio dhe ka nisur të lotojë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale gazetarja tregoi se historia e ka emocionuar pasi i ka kujtuar babanë e saj të ndjerë, i cili ka vuajtur prej vitesh i paralizuar për shkak të mungesës së humanitetit në institucionet shqiptare.

“Për të gjithë ata që më kanë shkruar sot, sidomos disa miq të shqetësuar. Së pari, ndjesitë, nuk kontrollohen edhe kur jemi live. Së dyti, natyrisht që ne trajtojmë çdo ditë histori nga më të ndryshmet e disa prej tyre shumë të vështira. Por sot pati edhe një specifikë që më preku më shumë, bashkëshorti i këngëtares Luljeta Përbasha, i cili dergjej në atë krevat e vetëm qante.

 Im atë, që i ndritë shpirti, vuajti 3 vite në krevat i paralizuar. Dhe kur Luljeta përmendi karrocën e invalidit, mu kujtua sa u përpoqëm për të gjetur një karrocë për babin. Mu kujtua shumë mirë edhe indiferenca apo më saktë mungesa e humanitetit nëpër institucione, sa herë duhej rinovuar kemp-i i tij.

Unë e di fort mirë e madje e kam hequr në shpirt mënyrën se si ky shtet i përjashton dhe i braktis njerëzit e sëmurë terminalë, ata me aftësi të kufizuara apo këdo që ka nevojë për kujdes të përhershëm shëndetësor.

 Ndaj veç zërit të asaj gruaje që kërkonte sot ndihmë, ndjeva “britmën” e pazëshme të të shoqit që prej 7 vitesh nuk shihte dritën e diellit. Atë britmë që kërkon thjesht e vetëm një gjë: Të jetojë me dinjitet e të marrë gjithë përkujdesjen që meriton si qënie njerëzore.

p.s: Mjerimi i kësaj familje është një turp për të gjithë, jo vetëm për shtetin që kujtohet për artistët vetëm kur vdesin por edhe për të gjithë ne si shoqëri. Mu kujtua i ndjeri dhe i madhi Tonin Tërshana. I dhanë një banesë sociale pas 20 vitesh dhe vetëm 20 ditë para se të vdiste. A ka më turp e gjynah se kaq?”, shkruan Rusi. /Descript.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto