(VIDEO) ‘Fluturojnë’ disa metra në ajër / Të rinjtë shqiptarë i shpëtojnë mrekullisht aksidentit të frikshëm në Londër

16:56 09/09/20202min66
Screenshot_1

Tre të rinj shqiptarë kanë shpëtuar për mrekulli nga një aksident i frikshëm që ka ndodhur në kryeqytetin anglez, Londër dy ditë më parë.

Në videon e publikuar nga Abcnews shihet qartë se tre shqiptarët, njëri nga Shqipëria e mesme dhe dy të tjerët nga zona e veriut, kanë ndalur makinën e tyre duke biseduar me njëri-tjetrin, ndërsa një mjet i vjen përballë dhe dy të rinjtë hidhen në ajër disa metra.

Njëri nga tre të rinjtë ja hedh pa asnjë pasojë nga aksidenti, ndërsa dy të tjerët me dëme, por për fat pa rrezikuar jetën.

Njëri nga të rinjtë është dërguar në spital dhe ka dalë pas 24 orësh, ndërsa tjetri sot i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi ka pësuar frakturë në njërën nga duart.

Makina e tre të rinjve që u godit nga mjeti tjetër është ndarë në mes si pasojë e goditjes së fortë, ndërsa shoferi që shkaktoi aksidentin e braktisi makinën por pas ndjekjes nga ana e policisë londineze u arrestua pak minuta më vonë.

Ai nuk është shtetas britanik, por një emigrant në Angli, shtetësia e të cilit nuk bëhet publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto