VIDEO/Fjolla Morina u la ‘e lirë’ pas kapjes së armëve në kufi, zbulohet kush e pret në shtëpi

17:23 23/09/20202min138
fjolla-molorina-696x422-1

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina u arrestua këtë fundjavë në pikën kufitare të Morinës pasi kishte me vete dy armë zjarri. Artistja po vinte drejt Shqipërisë dhe bashkë me të ishin dhe F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

Këngëtarja u tha se ishte në pritje të një fëmijë, mirëpo ditën e djeshme ky informacion rezultoi i pavërtetë nga vizita e dytë me gjinekologun dhe mendohej se do të ndikonte në gjykimin e saj por Morina u la në arrest shtëpie.

Ajo është bërë e gjallë në rrjete sociale dhe ka publikuar një video nga shtëpia me vajzën e saj të vogël, Alaya e cila e ka ndjerë mungesën e nënës dhe dëgjohet teksa i thotë ‘të dua’.

Sipas avokates, njëra armë që këngëtares iu gjet nga policia në çantë teksa hynte në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës, ishte pistoletë çakmak, ndërsa tjetra zhurmuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto