VIDEO/Fjolla Morina në arrest shtëpie, Fifi shkon pranë saj dhe publikon pamjet emocionuese

11:13 01/10/20202min185
cc-1-1-e1601495444180

Prej datës 22 shtator, Fjolla Morina po qëndron në arrest shtëpie në Kukës pasi u jap me dy pistoleta në çantë ndërkohë që po kalonte kufirin. Artistja po vinte drejt Shqipërisë dhe bashkë me të ishin dhe F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

Ndërkohë, ditën e djeshme një nga miket e Fjollës e ka vizituar atë në shtëpinë e saj. Fifi ka ndarë një video në rrjete sociale në të cilën Morina shihet duke komunikuar përmes celularit me vajzën e saj të vogël, Alayah. Fjolla duket shumë e prekur nga videoja, ndërkohë që përpiqet të argëtojë të bijën, të cilën nuk e ka pranë.

 

“Ajo ka nevojë për vogëlushen e saj! Fjolla Morina çfarëdo që të ndodhë, kudo që jeta na përplas, në të mirë e në të keq unë jam aty për ty”, ka shkruar Fif duke treguar publikisht mbështetjen e saj për artisten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto