(VIDEO) Eksperti kroat ngre alarmin: Turqia po furnizon Serbinë me dronë vrasës, por për çfarë i duhen?

12:47 07/10/20202min111
download (51)

Analisti ushtarak kroat, Jan Ivanjek ka bërë një deklaratë të fortë mbi interesin e Serbisë për të blerë dronë të armatosur nga Turqia.

Ivanjek shkruan se donët “Bayraktar TB2” janë fjala e fundit e teknologjisë për dronët e armatosur duke përbërë një rrezik të madh për shtetet përreth.

Sipas tij, fakti që Serbia po blen nga Turqia dhe jo nga Kina mund të jetë tregues se janë tensionuar raportet pas marrëveshjes së firmosur me Kosovën në Shtëpinë e Bardhë.

“Sigurisht, dronët janë një faktor kyç në luftën moderne dhe çdo ushtri që i thotë vetes si e tillë duhet t’i ketë ato në formë të armatosur, natyrisht. Kjo është legjitime në vetvete, por gjithashtu nuk mund të qëndrojmë të verbër ndaj faktit se regjimi i Beogradit vijnë deklarata luftënxitëse, që në tabloidet e tyre, mediat e tëra, të cilat janë plotësisht nën kontrollin e regjimit, të gjitha kombet fqinje demonizohen sistematikisht. Në fund të fundit, ne duhet të jemi të vetëdijshëm se politika e Serbisë së Madhe është përuruar zyrtarisht. Ajo quhet zyrtarisht `bota serbe`, por është një dhe e njëjta ideologji e vjetër që po përpiqet të kalojë për më shumë se një shekull dhe e cila, natyrisht, rrezikon të gjithë ata që janë në fqinjësi të Serbisë, përfshirë Kroacinë ”, thotë Ivanjek.

Ai beson se kësaj here, për sa i përket zhvillimit të armëve të Kroacisë, Kroacia megjithatë po reagon ndaj mesazheve nga Beogradi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto