(VIDEO) E rëndë në Greqi / Shqiptari gjysmë i zhveshur kërcënon të hidhet nga ndërtesa 12-katëshe

16:21 06/09/20201min79
Screenshot_1

Një burrë gjysmë i zhveshur ka tentuar të hidhet nga tarraca e një ndërtese 12-katëshe në shtetin fqinj, Greqi.

Sikurse njoftojnë mediat greke, mësohet se personi në fjalë është nga Shqipëria.

Sipas Policisë vendase, ai deklaroi se nuk ka asnjë dokument qëndrimi në vend, nuk ka para dhe jeton në një kasolle, ndërsa theksoi se i biri po kryen shërbimin ushtarak në Evros.

Në zonë kanë arritur forca të shumta policie, të cilët po mundohen të bindin shqiptarin të heqë dorë nga vendimi për t’i dhënë fund jetës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto