(VIDEO) E mbuluar me lule, Angela Martini surprizohet nga bashkëshorti me organizimin përrallor

16:20 25/05/20215min78
Screenshot_2-23

Angela Martini është një prej modeleve me origjinë shqiptare që njihet në mbarë botën. Ajo ka forma perfekte trupore dhe lakmohet shpesh për bukurinë e saj natyrale, prej të cilave ‘vjedh’ vëmendjen e mediave rozë. Modelja shqiptare ndan në rrjete sociale fotografi provokuese ku vendos në pah paraqitjen e saj joshëse, ndërkohë që kohët e fundit ka qenë e komentuar dhe për raportin me partnerin e saj Dragos Savulescu.


Vitin e shkuar mediat shkruan se çifti kishte probleme dhe se ishin ndarë, mirëpo mesa duket këto lajme nuk do të qarkullojnë më në platforma ‘online’ pasi Angela ka treguar njëherë e mirë marrëdhënien e veçantë që ka me bashkëshortin Savulescu, teksa ai e ka surprizuar në mënyrën më romantike.Me rastin e 35-vjetorit të modeles, partneri rumun i ka krijuar një atmosferë përrallore me një ambient të mbushur me lule dhe dekor të veçantë. Pamjet Angela i ka ndarë në llogarinë e saj personale në ‘Instagram’ dhe  çifti duken mjaft të lumtur dhe të dashuruar krah njëri tjetrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto