(VIDEO) Durrës, Basha: 1000 euro në muaj për biznesin e voglël, receta për covid-19 të rimbursohet

11:16 01/10/20202min101
Screenshot_9 (1)

Kryetari i PD Lulzim Basha i shoqëruar edhe nga ish-deputetja Jorida Tabaku, ka qënë këtë të enjte në Durrës ku ka vizituar disa biznese dhe ka prezantuar edhe një herë disa nga pikat që sipas tij do të shërbejnë rimëkëmbjes të ekonomisë së vendit.

1000 euro për 6 muajt e ardhshëm si ndihmë për çdo biznes të vogël, për të përballuar një pjesë të shpenzimeve.–është shprehur Basha teksa ka theksuar se ky nuk është programi ekonomik i PD, por një plan 6 mujor kundër pandemisë.

Basha është ndalur edhe te një farmaci, ku ka diskutuar me farmacisten lidhur me kushtet e vështira në të cilat ndodhen, për shkak të pandemisë së koronavirusit si dhe kosot e barnave që duhet të paguajë një person i prekur nga Covid-19.

Farmacistja: Çdo pacienti i duhet të paguajë 500-600 mijë lekë të vjetra për ilaçet. Shpenzimet për paketën e plotë të ilaçeve të COVID shkojnë deri në 600 mijë lekë, një aparat oksigjeni kushton 800 euro, tha farmacistja.

Kreu i PD ka ripërsëritur edhe propozimin lidhur me rimbursimin 100% të pagesës së medikamenteve që do ti duhet një personi të prekur nga Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto