(VIDEO) ‘Dua ta marr të japë shpirt në shtëpi’ / Tjetër deklaratë tronditëse nga Infektivi

12:22 02/09/20202min147
e76fbce0a1dbba29f0713a334a0ef73a_L

Familjari i një pacienteje të infektuar me Covid-19 që po kurohet në Spitalin Infektiv në kryeqytet, përmes kamerave kërkon që ta marrë vjehrrën në shtëpi në mënyrë që “të japë shpirt atje”.

“Kam vjehrrën. Po bën 8 ditë që është shtruar. Nuk po di me kë të lidhem se po jep shpirt këtu. Është gjendje të keqe, por për çfarë ka vajtur ne gjendje të keqe këtë nuk e kuptojmë. Ka pasur siklete me zemrën. Tani me këtë sëmundjen e famshme, e kanë nxjerrë pozitiv. E kanë hedhur këtu dhe thonë që gjendja është përkeqësuar. Ankohet para tre ditësh që thoshte s’më kanë dhënë ujë. Ishte në vetëdije, tani nuk flet më. Para tre ditësh kam folur, tani jo”, ka thënë familjari i pacientes për Abc News.

Më tej ai shton se vjehrra e tij është vënë në intubim dhe askush nuk u jep informacion.

“E kanë vënë në intubim. Më përpara ishin këto infermierët nëpër cepa na jepnin informacion. Po bëjmë tre ditë që nuk po merremi vesh fare. I bënin presion edhe asaj që ishte mirë aty brenda. Qëndroj në hotel me lekë. Nusja ka gati 8 ditë këtu. Kërkoj vetëm ta marr njeriun dhe ta çoj në shtëpi, të japë shpirt. Po e vdesin njeriun me zor këtu. Këtu vetëm jep lekun dhe të japin një gotë ujë. Me këta nuk bëhet përpara”, shprehet ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto