(VIDEO) Denoncim/ Më kërkuan 5 mije euro për lejen e ndërtimit, shtëpinë do ma ndërtonte një shoqatë

10:37 23/09/20203min131
auto_banesa1600847414

Partia Demokratike vijon të denoncojë raste të familjeve të cilat që prej tërmetit të 26 nëntorit, jetojnë në çadra apo kontenierë.

Ish-deputetja Orjola Pampuri ka qënë në Bubq ku ka vizituar dy familje.

Familja e Indrit Prenit e përbërë nga 5 anëtarë jeton në kontenierë, teksa shtëpia e tyre e dëmtuar është klasifikuar DS4.

Indrit Preni: Jam Indrit Preni. Siç e shihni vetë, mbrapa tërmetit ç’kanë ardhë në fillim të tërmetit, kanë 9 muaj gati 1 vit, s’është t’u pa kush më as nga Bashkia as nga Komuna. Bashkia ma ka nxjerrë DS4.

Desilda Preni: Që ditën e tërmetit, domethënë që kur ka rënë tërmeti, ne jetojmë në atë kontenier, që na e kanë sjellë por me kushte të vështira. Deri tani s’kemi parë gjë, për shëmbull me ardhë me na thënë do bëhet këtu apo do bëhet atje, po qef prej vendit tim nuk kam me lëviz prej këtu.

Por edhe më e rëndë paraqitet situata në familjen Jaku me 7 anëtarë, ku kryefamiljari ka deklaruar se nuk ka marrë ndihmë nga shteti veç kontenierit, e se një fondacion fetar është ofruar ti ndërtoj shtëpinë , por në bashki i kanë kërkuar 5 mijë euro për lejen e ndërtimit.

Ndër të tjera Martin Jaku sqaron:

Mu më thanë ca të fesë, me një fjalë, që mund të më ndihmojnë për shtëpinë, e kështu, se shkoi vonë. Edhe shko, duam leje ndërtimi tha. Duam një leje ndërtimi tha, se inxhinierët dhe ustallarët i biem nga jashtë shtetit. Edhe unë atë ditë çova gruan me vajzën, se isha i angazhuar me punë. Shko atje në bashki e tha ne nuk na e kanë pru zyrtare. Leja e ndërtimit bën 5 mijë euro. Edhe unë fola me këta. Unë tha të jap paret ty o Martin, të bëj shtëpinë ty, e nuk mund t’i jap 5 mijë euro shtetit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *