(VIDEO) Çfarë po ndodh tek ‘Infektivi’? Dy të rinj tentojnë të futen me forcë në spital, familjarët në ankth

13:26 03/09/20202min208
Screenshot_1-12

Ngjarja tragjike e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Spitalin Infektiv ‘Shefqet Ndroqi’, ku një 65-vjeçar u hodh nga kati i katërt duke i dhënë fund jetës, ka shtuar ankthin e familjarëve të pacientëve të tjerë, të cilët janë ende të shtruar në këtë spital.

Ndërkohë, mësohet se, dy të rinj, të cilët dyshohet se kanë familjarët e tyre në këtë spital, kanë thyer kordonin e sigurisë së policisë duke vrapuar në drejtim të spitalit, por ata janë neutralizuar, pas ndërhyrjes së forcave të tjera policore.

Ndërkohë, në deklaratë për mediat dy prej familjarëve që presin një lajm të mirë për të afërmit e tyre, shprehen se kanë pasur kontakte me ta, por nuk e dinë çfarë ndodh brenda katër mureve.

“Këtu nuk kemi takuar fare. Kemi folur por na kanë thënë mos e merrni se nuk është në gjendje të mirë. E kam marrë sot në orën 7. Babi thotë që mirë është, në kokë na rrinë. Por ne nuk dimë çfarë ndodh atje”, thotë njëra prej tyre.

Një tjetër tregon se ka pasur kontakte me mjekun që po trajton babanë e saj, për të cilin thotë se nuk e di si është infektuar.

“Doktori më mori në telefon. Më thonë se nuk e dinë se si do shkojë. Nuk e dimë se si është infektuar. Të tjerët janë të gjithë mirë. Unë dhe mami jemi top, edhe vëllai është top. Babi ka vuajtur nga aritmia”, shprehet një tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto