
Partia Demokratike ka denoncuar këtë të mërkurë, se Bashkia e Tiranës ka hequr bonusin prej 5 mijë lekësh për bebet dhe zëvendësimin e kësaj shume cash, me një shport me produkte.
Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa është shprehur se me fituesin e tenderit është vendosur që me 363 milionë lekësh të blihen 9 mijë shporta, për 9 mijë bebe të Tiranës dhe nëse përpjestojmë vlerën e tenderit me vlerën e shportave, i bie që secila shportë të ketë 4 mijë lek mall brenda. Zhupa i bën thirrje Veliajt dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës të rikthejë bonusin e bebeve për nënat e Tiranës.
Deklarata e Ina Zhupa: