(VIDEO) Ballsh/ Përplasje e dhunshme mes policisë dhe naftëtarëve, protestuesit tentojnë të futen me forcë në uzinë

10:53 14/09/20202min62
asdfasdfasdfasdf

Punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh, ashtu sikurse kishin paralajmëruar kanë zhvilluar këtë të hënë një tjetër protestë, ku kërkojnë pagat e prapambetura, një premtim ky i pa mbajtur nga ana e titullarëve të kompanisë.

Në protestën e fundit, naftëtarët kishin lënë afat pikërisht këtë të hënë për plotësimin e e kërkesave të tyre, në të kundërt do të bllokonin punën në rafineri.

Por mëngjesin e sotëm ata janë përballur me policinë, ku kjo e fundit nuk i ka lejuar që të hyjnë në ambientet e rafinerisë, teksa situata është përkeqësuar ku janë shënuar edhe përplasje.

“I bëjmë thirrje që të hapin derën, ky është vendi ynë i punës, nuk kemi gjë me policinë. Ne duhet të marrim atë që na takon, uzinën le ta çojnë për skrap po të duan. Edhe ne kemi fëmijë dhe duam atë që na takon” – është shprehur një nga protestuesit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto