(VIDEO) “Asnjë kokërr leku nuk kam marrë, muret e shtëpisë janë çarë”, denocimi i Shpëtim Dollaku në Shijak

11:59 09/09/20207min102
dollaku-1068x558

Një tjetër rast i familjeve të mbetura në qiell të hapur si pasojë e dëmtimit të banesave nga tërmeti i nëntori është denoncuar nga PD.

Shpëtim Dollaku banues në Shijak është shprehur se banesa e tij është klasifikuar DS3 nga komisioni vlerësues, por ai ende nuk ka marrë asnjë lekë nga shteti edhe pse bashkia e kishte detyruar që letrat e t’i bënte me shpenzimet e tij.

Kryefamiljari është shprehur se jeton me frikë për fëmijët e tij, pasi muret mbajtës janë të dëmtuar.

Shefi i kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, u njoh me shqetësimin e kryefamiljarit të cilit, edhe pse bashkia e kishte detyruar që letrat e tërmetit t’i bënte me shpenzimet e tij, përsëri nuk i japin dëmshpërblimin që i takon. Ai shprehet se jeton me frikë në shtëpinë e tij, pasi muret mbajtëse kanë të çara, dhe se ai duhet të qëndrojë bashkë me fëmijët në ato ambiente.

Shpëtim Dollaku: Jam Shpëtim Dollaku nga Shijaku. Jam kryefamiljar, vetë i katërt. Na ra tërmeti dhe shtëpia na ka dalë jashtë përdorimit fare. S’na kanë ardhur. Vetëm një herë na kanë ardhur ato të huajt e s’ka ardhur asnjë të më pyetur. S’kena marr as ndihmë, as për tërmetin, as për pandeminë, asnjë gjë. Jam pa punë. Dua që nga shteti të vinë të më rregullojnë shtëpinë, të më japin dëmshpërblimin, lekët. Të më japin lekët. Janë të pabanueshme, shife. Muret mbajtës janë… flej me frikë me kalamajtë. Nga shteti kërkoj të vij të vlerësojnë dëmin sa më takon, të më japin lekët, të filloj dhe unë punimet. Të vij të më vlerësoj dëmin sa më takon, të vijë të më japi lekët të filloj dhe un punimet si i thonë.

Teliti: Kur kanë ardhur përfaqësuesit e bashkisë dhe njësisë administrative këtu?

Shpëtim Dollaku: Një herë kanë ardhur e si kam parë më.

Teliti: Kur që në nëntor, dhjetor të vitit të kaluar?

Shpëtim Dollaku: Po që atëherë s’kanë ardhë më fare, as s’kanë ardhë asgjë!

Teliti: Ndonjë letër, ndonjë vlerësim, ndonjë dokument, të kanë dhënë?

Shpëtim Dollaku: Kam DS3-in, ja ta jap. Ja ku janë letrat që ka dalë shtëpia DS3-sh që më tako me ligj, më tako që të më vlerësohet, as kanë ardhë me pyet, asnjë lloj gjëje, vetëm ma letra si letra bakalli s’vijnë…

Teliti: A të kanë dhënë një shpërblim që ka dal me qënë se ta kanë vlerësuar?

Shpëtim Dollaku: Asnjë qind lekë.

Teliti: Pavarësisht se të takojnë…

Shpëtim Dollaku: Më takojnë se nuk është duke i dhënë as Edi Rama, as Bashkia, është duke i dhënë bota.

Teliti: Po te Njësia Administrative a ke shkuar të interesohesh?

Shpëtim Dollaku: Kam shkuar ore, kam shkuar…

Teliti: Çfarë ju thanë?

Shpëtim Dollaku: Njëherë thanë bëni letrat gati. I bëra letrat, kam fotografitë, me inxhinier që ka liçensë inxhinier ndërtues…

Teliti: Që more inxhinierët i pagove ti lekët?

Shpëtim Dollaku: Vetë o vëlla, shkova i pagova lekët vetë!

Teliti: Pra shkove i pagove dhe lekët për inxhinierët për të bërë vlerësimin?!

Shpëtim Dollaku: Po pagova dhe lekët për inxhinierin edhe s’na dhanë gjë!

Teliti: Dhe në vend që të t’i japin lekët që të takojnë, po të thonë na jep ti lekë ne. Jepi ti lekë shtetit!

Shpëtim Dollaku: Në vend që të të japin lekët… do paguash. Situata është shumë e keqe. Unë dua nga shteti të vijë të më vlerësojë dëmin, të më japi lekët, të fillojë punimet. Asgjë tjetër s’dua!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto