(VIDEO) Artan Hoxha publikon videon e rrallë të Berishës kur nuk largohej nga Tropoja pa Fatmir Haklajn

13:44 29/09/20204min214
Screenshot_1-125

Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha, ka publikuar në profilin e tij në Facebook një video të rrallë të Sali Berishës, President në atë kohë, i cili nuk largohej asnjëherë nga Tropoja pa marrë me vete një nga vëllezërit Haklaj.

Në videon në fjalë, Hoxha rrëfen historinë se si Sali Berisha kërkonte në qershor të 1997-s të merrte me vete gjatë mitingut në Bajram Curri pikërisht Fatmir Haklajn, mirëpo kjo do të ishte e pamundur, sepse Fatmiri nuk ndodhej atë ditë në Tropojë, pasi një ditë më parë ai kishte rënë pre e një atentati në Urën e Milotit.

Pra, Fatmiri nuk ndodhej atë ditë në Tropojë sepse po transportonte trupat e pajetë të atentatit të një dite më parë.

Ja postimi i plotë i Artan Hoxhës:

Nje nga “lapsuset” e bera ne rrefimin e djeshem ne emisionin Opinion.

Berisha deklaroi se donte te merrte me vete gjate mitingut ne Bajram Curri ne qershor 1997, Fatmir Haklajn…

Jo doktor, nuk kishe asnje shans te merrje Fatmir Haklajn, sepse Fatmiri ate dite nuk ndodhej fare ne Tropoje. Ne te kundert historia e atij mitingu do te kishte qene tragjike.

Nje dite me pare, Fatmiri, kishte rene ne prite ne uren e Milotit, ndersa udhetonte drejt Tropojes me djalin e xhaxhait te tij, ndihmesgjyqtarin e gjykates Skrapar, Sokol Haklaj, me mikun e tij Agron Gjyriçi dhe me truprojen e Azem Hajdarit, Ibrahim Rustemi, oficer ne Garden e Republikes.

Gjate prites ne Milot, mbeten te vrare Sokol Haklaj dhe truproja i Azemit, Ibrahim Rustemi, ndersa Fatmiri dhe Agroni mbijetuan. Fatmir Haklaj nuk ndodhej ne Tropoje, sepse ishte duke transportuar kufomat e atentatit te Milotit.

Fatmir Haklaj mberriti ne Tropoje, pasi presidenti Berisha, ishte larguar…

Nga kaseta e publikuar ne emisionin Xhungel ne dhjetor 2007, degjohet qarte qe Berisha ka kerkuar te marre me vete nje nga vellezerit Haklaj, te cilin ne fakt eskorta qe e shoqeronte presidentin, nuk mundi dot t’i afrohej.

Por nuk eshte Fatmiri Doktor, eshte Shkelqimi, i cili pikerisht per kete ngjarje, u vra 6 muaj me pas, ne priten e Qafe Luzhes, bashke me kunatin e Fatmir Haklajt, Artur Demiri, me 5 janar 1998….

Dhe pikerisht per te sqaruar, se nuk kishte gisht ne vrasjen e Shkelqimit, Azemi, thirri ne zyren e tij, ne godinen e PD-se, me 2 shtator 1998, plakun e Haklajve, Muharremin.

Duke i kerkuar qe te bisedoje me djemte dhe ti ktheje pergjigje pas 10 ditesh, saktesisht me 12 shtator 1998, diten kur Fatmir Haklaj, e vrau bashke me truprojen e tij, Besim Çera, para selise se PD-se…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto