(VIDEO) Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm: Në 30 ditët e ardhshme Shqipëria do të goditet nga tre fenomene të rrezikshme!

09:46 12/10/20202min276
Screenshot_3-8

Konspiracionisti i njohur shqiptar, Alfred Cako, i ftuar në emisionin ‘E Diell’ në ‘Top Channel’ ka bërë një parashikim vërtet të frikshëm, pasi sipas tij, në 30 ditët e ardhshme do të ndodhin tre gjëra të rëndësishme që kanë lidhje me jetën e njerëzve.

Fillimisht, Cako tha se do të ndërpritet për disa ditë interneti dhe do të shkatërrohen platformat e rrjeteve sociale, ndërsa më pas shtoi se shërbimi i transfertave të parasë do të kalojë në një sistem tjetër të kontrolluar nga shteti amerikan.

“Do të ndërpritet për disa ditë interneti, do të shkatërrohen platformat e rrjeteve sociale. Do të merret shërbimi i transfertave të parasë, që kontrollohet sot nga bankierët dhe do të kalojë në një sistem tjetër të kontrolluar nga shteti amerikan, e jo nga korporatat”, tha Cako në ‘E Diell’, ndërsa të pranishmit nuk e lejuan të thoshte dhe ngjarjen e tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto