VIDEO / Aksident i rëndë në mes të Tiranës, makina përplas biçikletën, Ambulanca merr me urgjencë të plagosurin

18:57 05/10/20201min143
aksident-590x354-1

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku një automjet ka përplasur një biçikletë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i saj.

Ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi pranë ‘Piramidës’, ndërkohë që policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit, ndërsa ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit.

Në redaksinë e Descript.al ka ardhur edhe një video nga vendi i ngjarjes, ku shihen forca policie dhe një autoambulancë teksa po ngarkon të plagosurin në barrelë për tra dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *