(VIDEO) Aksident i frikshëm në Shkodër/ ‘Benzi’ fluturon në ajër vajzën me biçikletë, në gjendje kritike për jetën!

16:52 11/09/20201min49
Screenshot_3

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen ‘Rus’ pranë Sahatit në  qytetin e Shkodrës, ku një mjet tip “Benz” me xhama të zinj, ka përplasur një vajzë të re, e cila po lëvizte me biçikletë.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, e aksidentuara është hedhur disa metra më tutje si pasojë e përplasjes së fortë.

E reja është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit, ndërkohë që mësohet se ajo ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto