(VIDEO) Agimi i Artë shpallet organizatë kriminale, përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve

11:52 07/10/20201min144
Screenshot_18-1068x597

Agimi i Artë në Greqi është shpallur organizatë kriminale. Vendimi është dhenë pak minuta më parë nga Gjykata e Apelit.

Sipas mediave greke, janë rreth 30 mijë persona pjesa më e madhe janë mbështetës të Agimit të Artë,që kanë dalë në protestë përpara gjykatës.

Policia greke ka ndërhyrë për të marrë nën kontroll situatën, teksa nga protestuesit po hidhen sende të forta, tymuese dhe gaz lotsjellës.

Janë 68 të pandehurit, përfshirë 18 ish deputetë të Agimit të Artë, që rrezikojnë nga 5 deri në 15 vite burg, pasi po gjykohen për drejtimin e një organizate kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto