(VIDEO) 6 vite nga vizita e Papa Françeskut, Meta: Koha nuk pret më, të kthejmë shpresën për rininë dhe shqiptarët

11:00 21/09/20202min45

asfd (1)

Presidenti Ilir Meta ka rikujtuar vizitën e 6 viteve më parë të Papa Françeskut në Tiranë.

Meta ka zgjedhur një mesazh domethënës nga fjalët me të cilat Papa iu drejtua shqiptarëve.

“Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Kam parë kaq shumë të rinj, ndaj ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik”- shkruan Meta teksa poston edhe videon e Papa Fraçeskut më 21 shtatori 2014.

Statusi i plotë:

Në 6-vjetorin e vizitës së Tij historike në Shqipëri, të mos harrojmë porositë e mençuara të Papa Françeskut: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Kam parë kaq shumë të rinj, ndaj ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik”.

Të bëjmë gjithçka që shqiponjat të qëndrojnë e të kthehen në folenë e tyre, dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve, si një vend plotësisht demokratik, i respektuar dhe me dinjitet në Europë.

“Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ‘Ku ka rini, ka shpresë”, – tha Papa Françesku në Tiranë.

KOHA NUK PRET MË!

TË KTHEJMË SHPRESËN PËR RININË DHE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto