Vidal kalon tek Inter/Të shtunën debuton me zikaltërit

12:52 22/09/20201min70
094153465-e521a951-47c0-41cc-92e1-b301db39cd84 (1)

Arturo Vidal është zyrtarishtfutbollist i Interit, ndërsa të shtunën pritet edhe debutimi i tij.

Lidhja e mesfushorit kilien me klubin zikaltër është vulosur nga kontrata 2-vjeçare. Nuk ndryshojnë as termat financiare, pas futbollisti do të fitojë 12 milion euro në sezon.

Vidal ishte në krye të dëshirave të Antonio Conte, teksa edhe vetë lojtari kërkonte një tjetër aventurë me trajnerin pas asaj me Juventus. Kështu, pas firmave në kontratë, asnjë nga të dy nuk do të humbasë kohë. Mesfushori do të bashkohet menjëherë në stërvitje me skuadrën e tij të re me objektiv debutimin që në ndeshjen e parë të sezonit në Serie A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto