Veting deputetëve, Meta i përgjigjet thirrjes së ambasadores Kim

11:42 02/09/20202min119
meta-1068x602

Nga Vlora presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratën e ambasadores të SHBA në Tiranë, Yuri Kim, për t’u bërë Vetting të gjithë kandidatëve për deputet.

“Nëse ka vullnet të gjitha çështjet janë shumë të thjeshta, nëse ka vullnet për zgjedhje demokratike, nuk shikoj arsye që të mos zgjidhen, këto janë detaje, nëse nuk ka vullnet atëherë flasim një ditë tjetër.

Kam kërkuar takime me të gjithë kryetarët e partive dhe më pas do të kemi vlerësimet përfundimtare. Ka ardhur koha që përmes zgjedhjeve të lira të pastrohen në vendin tonë dhe të kemi institucione demokratike, zgjedhjet e ndershme pastrojnë politikë nga politikanët kriminal dhe të korruptuar që për interesa të ndryshme kërkojnë të mbajnë peng shtetit”- u shpreh Presidenti,  teksa i pyetur lidhur me çështjen e “paktit detar me Greqinë”,  kërkoi nga aktorët politikë që të jenë të kujdesshëm.

“Sjellja ime ka qenë dhe do të jetë gjithmonë, shtetërore dhe kushtetuese dhe i ftoj të gjithë të jenë të kujdesshëm në sjelljen e tyre aq më tepër në publik, që qoftë edhe pa dashje të mos përdoren në dëm të Shqipërisë”, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto