Vetëvritet 33-vjeçarja në Tiranë, 4 të afërm në hetim pasi…

22:32 26/10/20202min96
auto_vetevrasja1603743780

Një 33-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Shefqeti” në Shkozë në banesë.

Policia thotë se 33-vjeçarja me inicialet M.H. ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

Por në përfundim të hetimeve policia ka nisur hetimet në gjendje të lirë për 4 persona, të afërm, që sipas bluve dyshohet se kanë prishur vendngjarjen dhe kanë fshehur armën me të cilën M.H. kreu vetëvrasjen.

Të proceduarit janë; Xh.L., 26 vjeçe, S.H., 57 vjeçe, E.L., 32 vjeç dhe D.G., 56 vjeç.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

Njoftimi i plotë:

Në rrugën “Ali Shefqeti”,Shkozë, në banesë, e ndodhur në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasja M.H., 33 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pëngojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasit Xh.L., 26 vjeçe, S.H., 57 vjeçe, E.L., 32 vjeç dhe D.G., 56 vjeç.

Procedimi ndaj këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se kanë prishur vendngjarjen dhe kanë fshehur armën me të cilën shtetasja M.H., kreu vetëvrasjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto