Vetëvrasjet e pacientëve te ‘Infektivi’, Prokuroria nis hetimet! Do të vendosen hekura në dritaret e dhomave!

10:43 03/09/20201min94
Spitali_Universitar__Shefqet_Ndroqi__senatorium-780x405-1-696x361

Prokuroria ka nisur hetimet pas vetëvrasjes së dy pacientëve me Covid-19 në ambientet e Spitalit Infektiv “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Mësohet se për hetimet lidhur me këtë çështje janë angazhuar dy prokurorë, të cilët kanë marrë në pyetje familjarë, mjekë dhe persona të tjerë përgjegjës, që kujdesen për pacientët e spitalit Covid 2.

Ndërkohë, mësohet se Drejtoria e Spitalit Infektiv ‘Shefqet Ndroqi’ po mendon që të vendosë hekura në të gjitha dhomat e pacientëve me Covid-19, për të parandaluar kështu ndërmarrjen e çdo hapi fatal për jetën nga ana e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto