Vetëm pak javë pas lindjes, Arbenita shfaq linjat seksi

18:16 24/05/20212min108
arbenita-696x458

Gati 1 muaj më parë, Arbenita dhe Fero morën dhuratën më të bukur të jetës. Çifti u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Nina. Shtatzënia fatmirësisht shkoi mirë për Arbenitën dhe madje pas lindjes ajo ka arritur forma perfekte fizike në një kohë të shkurtër.

Ditën e sotme modelja ka ndarë në Instagram një foto të saj, të cilën e ka shkrepur 2 javë pas lindjes së vajzës. Arbenita duket në foto me bel shumë të hollë dhe të njëjtat linja fizike si më parë kur nuk ishte në pritje të ëmbël. Duke qenë modele profesioniste me siguri Arbenita do të ketë ditur shumë mirë se si mund t’i kthejë sërish format trupore dhe prandaj ja ka dalë mbanë kaq shpejt.

Kujtojmë se kjo kohë nuk ka qenë dhe shumë e lehtë për Arbenitën, pasi ka përjetuar ngjarje shumë të forta brenda një periudhe të shkurtër. Në të njëjtën ditë që u bë nënë për herë të parë, ajo humbi dhe të atin, i cili ishte infektuar me Covid-19. Fatkeqësishht i ndjeri nuk e fitoi betejën dhe Arbenita humbi njeriun më të shtrenjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto