“Vetem kur të dalim të vdekur”/ Naftëtarët e Ballshit marrin vendimin ekstrem

10:44 08/10/20201min123
auto_Screenshot_20-600x3601601725731-1-696x418

Në ditën e 11, naftëtarët e Ballshit kanë vendosur të izolohen, në ambientet ku po zhvillojnë grevën, teksa kanë vendosur që të tashmë të refuzojnë jo vetëm shërbimin mjekësor, por edhe ujin.

“Kemi marrë vendimin që nuk do pranohet askush brenda. Do mbyllet dera. Mjekësi e ambulancë ka ditë që nuk ka. Vetëm kur të dalim të vdekur. Ne e kemi thënë çfarë duam dhe qeveria s’ka marrë asnjë masë”- është shprehur grevisti Sokol Dautaj.

Naftëtarët e Ballshit pas zhvillimit të disa protestave, në kërkim të pagave të pa marra prej rreth 2 vitesh, vendosin të nisnin këtë grevë urie, e cila përsëri nuk ka marrë vëmendjen e autoriteteve përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto