“Vetëm këpucët s’janë të tijat”/ Sara Hoxha tregon ‘problemet’ në ditët e fundit të shtatzënisë

15:42 20/10/20202min49

iPiccy-collage-34-696x732-1-696x500-1

Këngëtari i njohur shqiptar, Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha janë një ndër çiftet më të komentuara në showbizzin shqiptar. Ata bënë publike lidhjen  e tyre në fillim të muajit prill, ku vetë reperi postoi për herë të parë në rrjetin social ‘Instagram’ një foto krah Sarës.

Më pas çifti bënë të ditur se shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Blogerja lajmin e ëmbël zgjodhi ta bënte publik krah partnerit të saj me një video ku zbuloi dhe gjininë e fëmijës.

Pas konfirmimit të lajmit të ëmbël 27 vjeçarja ka publikuar këto kohë disa fotografi me barkun e rrumbullakosur. Ajo duket mjaft në formë dhe plot stil si gjithmonë, madje vlen të theksohet se dallohet dhe nuri i shtatzënisë, i cili e ka zbukuruar akoma dhe më tepër bukuroshen.

Ndërkohë ajo ka treguar se ka gjetur rehat me rrobat e partnerit të saj në ditët e fundit të shtatzënisë, të cilat e tregojnë mjaft bukur.

 

“Vetëm atletet nuk janë të tijat dhe kjo (të veshurit rrobat e Ledrit)ka qenë një shpëtim për mua së fundmi!”, shkruan Sara në një postim të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto