“Vetëm Islanda si Shqipëria”- Rama paraqet situatën nga infektimet

12:08 08/06/20212min42
rama-2

Prej disa ditësh sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, vendi ynë ka shënuar numra mjaft të ulët sa i përket rasteve të reja të infektimit me covid-19, po ashtu edhe viktimave, ku në 3 ditët e fundit kemi pasu vetëm një rast me humbje jete. Nuk dihet ende nëse këto shifra vijnë si rezultat i punës me vaksinimin anti-covid, apo vendi ynë ka arritur të ashtuquajturin imuniteti i tufës.

Ndërkohë këtë të martë Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një hartë të Europës ku paraqitet situata nga infektimet.

Sipas kësaj paraqitje, Shqipëria dhe Islanda janë të vetmet vende me më pak infektime.

“Në matjen globale të dy javëve të fundit për uljen e rasteve të infektimeve, Shqipëria dhe Islanda, figurojnë si dy vendet me më pak raste infektimesh në kontinentin tonë”, shkruan Rama.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto