Vendimi për mbajtjen e detyrueshme të maskës, qytetarët dalin në protestë. Shoqërohen tre persona (FOTO)

18:37 15/10/20202min268
123

Prej ditës së sotme ka hyrë në fuqi vendimi për mbajtjen e detyrueshme të maskës nga të gjithë qytetarët në rrugë, në park, në dyqan apo supermarket, në ashensor, në institucionet fetare, në kinema, para dhe pas konsumimit të ushqimit në restorante madje edhe në shtëpi nëse keni ndonjë familjar të infektuar me COVID-19.

Por ky vendim ka sjellë reagimin e disa qytetarëve, të cilët duke sfiduar kushtet jo të favorshme të motit kanë dalë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para ambienteve të Kryeministrisë për të protestuar.

News 24 raporton se policia ka bërë të mundur shoqërimin e tre personave.

policia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto