Vendimi për mbajtjen e detyrueshme të maskave / Pro apo kundër? Ja ç’thotë Silva Bino…

11:29 13/10/20204min74
download (96)

Vendimi i qeverisë për të mbajtur maskën në çdo ambient publik, përveç shtëpisë, është konsideruar si mëse i drejtë nga Silva Bino, përgjegjësja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Bino shkruan se ky vendim vjen në momentin dhe kohën e duhur, pasi sipas saj, kemi shumë fakte që tregojnë se sa e rëndësishme është përdorimi i maskës në mjedise mbyllura dhe të hapura për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Reagimi i plotë i Silva Binos:

“Mendoj që vendimi vjen në kohën e duhur pasi sot kemi shumë më tepër fakte dhe të dhëna nga bota, por edhe nga eksperienca tonë që tregojnë për rëndësinë e përdorimit të maskës në mjedise mbyllura dhe të hapura në drejtim të parandalimit të përhapjes së COVID-19. Mbajtja e maskës nuk përjashton distancimin fizik, por vërehet se distancimi fizik nuk ruhet përherë njerëzit takohen, qëndrojnë shpesh afër, pa kuptuar e ruajtur atë”, shkruan ndër të tjera Silva Bino, e cila vijon më tej duke thënë se njerëzit flasin me njëri -tjetrin në rrugë, në zyra, apo jashtë shtëpisë, dhe kështu mund të ndodhë transmetimi.

“Njerëzit flasin me njëri -tjetrin në rrugë, shkojnë në zyra apo mjedise të tjera jashtë banesës ku mund të ndodhë transmetimi. Pasi transmetimi ndodh jo vetëm kur kollitesh apo teshtin, por edhe kur flet sidomos me zë të lartë, kur këndon, merr frymë etj, pra mbajtja e maskës është një mjet i rëndësishëm që pengon jo vetëm transmetimin e virusit nga një person që mund të jetë i sëmurë, por edhe parandalon marrjen e këtij infeksioni nga personi tjetër. Këto janë të dhëna që disponohen sot nga shumë studime”, shton më tej ajo.

Duke qenë se maska tashmë do të përdoret pothuajse gjatë gjithë ditës, Bino thekson se duhet të përdoren maskat kirurgjikale.

“Kemi maskat kirurgjikale, por dhe maskat mbrojtëse prej tekstili të cilat duhet të kenë dy ose më shumë shtresa, lejojnë frymëmarrjen dhe lahen e hekurosen dhe nuk kanë kosto, por që kanë treguar mbrojtje shumë të mirë”, nënvizon Bino.

Për fëmijët nën një moshë të caktuar, persona të cilët kanë prapambetje mendore dhe nuk dinë ta vendosin apo heqin maskën apo persona që kryejnë aktivitet fizik nuk mund ta mbajnë maskën gjatë aktivitetit fizik.

“Natyrisht fëmijët nën një moshë të caktuar, persona, të cilët kanë prapambetje mendore dhe nuk dinë të vendosin apo heqin maskën, apo persona që kryejnë aktivitet fizik nuk mund ta mbajnë gjatë aktivitetit fizik, për shembull vrapit apo kur i japim biçikletës apo gjatë futbollit si dhe te tjerë. Po ashtu kur hamë dhe pimë nuk mund të kemi maskë, por midis këtyre veprimeve maska duhet të mbahet”, – përfundon në reagimin e saj, Silva Bino.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto