Vendimi/ Ministria e Brendshme ankand për shitjen e tre qenve të policisë. Kriteret dhe shuma për blerjen e tyre

20:32 19/10/20202min161
4wfwe4f4w5ef54we-537x360

Ministria e Brendshme ka nxjerrë në shitje tre qenë të rritur nga Instituti i Përgatitjes së Qenve të Policisë në Tiranë.

Ankandi për Lisin, Ugan dhe Astan, do të zhvillohet më 11 nëntor nga ora 09:00 deri në orën 10:00.

Secili prej këtyre qenve ka një vlerë fillestare prej 20 mijë lekësh. Pjesëmarrësit në ankand, do të duhet të plotësojnë tre kritere, përfshirë edhe një kërkesë me shkrim.

Çdo persona fizik apo juridik i interesuar për blerjen, duhet të paraqesin në vendin, datën dhe orën e njoftuar pranë komisionit të ankandit, dokumentacionin si më poshtë: Kërkesë me shkrim për blerjen e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Financave, garancitë bankare apo mandatpagesën në origjinal, që vërteton ngurtësimin e 20% të vlerës së fillimit të ankandit, në lek, për llogari të Ministrisë së Financave, Dokument identifikimi (pasaportë ose letërnjoftim)”- thuhet në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare.

6fa410a1-2c1a-4757-97dc-fb6d2eb40a10


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto