Vendimi/ Mbyllet Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

16:17 27/10/20202min79
gjykata-1-700x405-1

Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë do të qëndrojë e mbyllur për disa ditë, pasi disa punonjës ka rezultuar të infektuar me koronavirus.

Shërbimet gjyqësore do të funksionojnë vetëm për raste të veçanta, teksa ky vendim është marrë këtë të martë nga kёshilli i gjykatёs.

Rifillimi i punës në normalitet pritet pas datës 30 tetor.

Njoftimi i plotë:

Kёshilli i Gjykatёs Administrative tё Apelit, nё mbledhjen e zhvilluar nё datёn 27 Tetor 2020, nё kushtet kur rezulton se disa prej punonjësve të administratës gjyqësore kanë shfaqur simptoma të infektimit nga COVID 19 dhe po trajtohen nga ana mjeksore për këtë infeksion, në funksion tё reduktimit të transmetimit të infeksionit midis punonjësve apo dhe përdoruesve të gjykatës dhe sigurimit të zbatimit me rigorozitet të protokolleve të përcaktuara për situatën COVID 19, për t’i siguruar punonjësve standartin e nevojshëm në punë dhe sigurinë për shëndetin e tyre, me vendimin nr.6 datë 27.10.2020 vendosi:

-Pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën Administrative të Apelit.

-Përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria gjyqësore që lidhet me çështje me natyrë të ngutshme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari relator, si dhe shërbimet gjyqësore e administrative të ngutshme moskryerja e të cilave passjell humbje të afateve të parashikuara në ligj.

-Kohëzgjatja e pezullimit, parashikuar në pikën 1 të këtij vendimi, do të jetë deri në datën 30.10.2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto