Vendimet e KAS, reagon përfaqësuesi i PD: U binden urdhrave politike të Ramës, po fshehin krimin elektoral

16:32 24/05/20212min104
-800-0-60abc5e4e5d95

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, ka reaguar pas vendimeve që u morën ditën e sotme nga KAS.

Me anë të një postimi të bërë në Facebook, Logu shkruan se është hera e 97-të që KAS i bindet urdhërave të Ramës.

“Noterët e masakrës zgjedhore në KAS refuzuan sërish të bëjnë transparencë për vjedhjen e mandateve në Durrës dhe Shkodër nga Rama-Doshi. 97 herë në 5 seanca publike, shumica në KAS i është bindur urdhrave politikë të Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Damian Gjiknurit dhe Taulant Ballës, me të cilët komunikojnë përpara çdo vendimi për të fshehur krimin elektoral.

Vendimet e tyre janë politike, të pabazuara në ligj. Sot kishin 2 justifikime qesharake për të refuzuar marrjen e provave të kërkuara nga PD në institucione.

“PD nuk ka kryer përpjekje për t’i marrë vetë këto prova”. Gënjeshtër! PD ka depozituar 100 kërkesa për informacion tek institucionet publike, por akoma nuk ka asnjë përgjigje prej tyre.

“Informacionet që kërkon PD nuk përbëjnë provë për rrëzimin e zgjedhjeve”. Gënjeshtër! Neni 137 i Kodit Zgjedhor përcakton qartë se informacionet zyrtare nga organet publike përbëjnë prova.

Noterët e masakrës zgjedhore duan të mbulojnë faktin se në Durrës apo Shkodër, vota u ble nga 100-300 euro për t’i siguruar pushtetin aleancës Rama-Doshi. Ata mund të ndalojnë sot të vërtetën, por s’mund ta mbulojnë përgjithmonë”, u shpreh Logu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto