Vendi mbetet pa futboll/ Shtyhet pa afat Kategoria Superiore

20:01 10/09/20206min118
topi

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se Kategoria Superiore do të shtyhet me kërkesë të Ligës Profesioniste të Futbollit.

Sipas FSHF-së, bëhet me dije se shtyrja është pa afat dhe se klubet e Superiores presin reagimin e qeverisë në lidhje me katër kërkesat e bëra.

Kjo ka bërë që Kategoria Superiore të shtyhet pa afat duke bërë që Shqipëria të mbetet pa futboll deri në një vendim të dytë.

NJOFTIMI I FSHF– Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar përmes një vendimi qarkullues kërkesën e Ligës Profesioniste të Futbollit për shtyrjen e kampionatit të Kategorisë Superiore 200/2021 për një afat të pacaktuar.

“Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së më datë 10.09.2020, pasi u njoh me kërkesën e paraqitur nga Liga Profesioniste për shtyrjen e datës së fillimit të kampionatit të Kategorisë Superiore, sezoni 2020/2021 vendosi të miratojë kërkesën e Ligës Profesioniste të Futbollit për shtyrjen e datës së fillimit të sezonit futbollistik 2020/2021 me afat të pacaktuar. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, – shkruhet në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Kjo kërkesë e anëtarëve të Ligës Profesioniste të Futbollit vjen si pasojë e mungesës së një reagimi nga Qeveria shqiptare për kërkesat e paraqitura nga Liga nëpërmjet letrës dërguar më datë 10.08.2020 Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Kujtojmë që vendimi për bojkotimin e Kategorisë Superiore u mor në unanimitet gjatë mbledhjen e Anëtarëve të Ligës Profesioniste të Futbollit të datës 05/09/2020. Më poshtë edhe kërkesa e Ligës Profesioniste të Futbollit drejtuar KE-së së FSHF:

PARALAJMËRIMI – Nga Bjellorusia, Liga doli me deklaratën e mëposhtme: Sot në mbledhjen e ligës së klubeve të Kategorisë Superiore të Shqipërisë, zhvilluar ne Minsk të Bjellorusisë, morën pjesë 9 klube nga 10 gjithsej. Pas një diskutimi të kujdesshëm dhe serioz, ne presidentët e klubeve vendosëm njëzëri dhe me unanimitet të plotë:

1.)Të çojmë deri në fund luftën tonë për plotësimin e katër kërkesave drejtuar qeverisë një muaj më parë:

  1. Të ulet TVSH në masën 6%.
  2. Të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura.
  3. Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite.

d.Te miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si Ligj Sponsorizimit për Sportin.

2) Të apelojmë komunitetin e futbollit shqiptar, që debuton brenda e jashtë kufijve tanë shtetërorë, bashkësinë e sporteve të tjera, inteligjencën dhe shoqërinë shqiptare, të bashkohen me luftën tonë të drejtë e të ligjshme.

3) Ftojmë Qeverinë, në tavolinën e bisedimeve. Katër kërkesat tona janë një pjesë shumë e vogël e premtimeve gënjeshtare të kahershme e të përsëritura të qeverisë. Qeveria duhet të na dëgjojë dhe t’i plotësojë këto kërkesa minimale.

4) Ne nuk do tërhiqemi nga bojkoti ynë i kampionatit sa kohë nuk do dëgjohemi. Në datën 12 shtator kampionati ynë i Kategorisë Superiore nuk do të luhet. Ne do të protestojmë me qytetari e vendosmëri në bulevardet e Shqipërisë dhe nuk do të kthehemi më në fushat e blerta të stadiumeve, pa u përmbushur të katër kërkesat tona.  Ne do të bëjmë të njohur për opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar gjendjen katastrofike të klubeve shqiptare për shkak të politikave të gabuara e të papërgjegjshme të shtetit dhe qeverisë shqiptare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto